Ajola Xoxa ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Rinas, pas masës arrest shtëpie të lëshuar nga GJKKO.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Bashkëshortja e Erion Veliajt, ndodhej jashtë vendit, por menjëherë pas masës së dhënë nga Prokuroria e Posaçme është kthyer në Shqipëri për zbatimin e vendimit.
Xoxa akuzohet nga SPAK për ‘korrupsion dhe shpërdorim të fondeve publike’.
Sipas SPAK faktet dhe provat e grumbulluara, edhe pse i referohen episodeve konkrete të evidentuara deri në këtë fazë, krijojnë dyshimin e arsyeshëm se në rastin konkret bëhet fjalë për një sistem të organizuar korrupsioni dhe shpërdorimi të fondeve publike, të shtrirë në kohë, sipas një skeme të vënë në funksionim nga kryetari i bashkisë Tiranë dhe bashkëshortja e këtij të fundit.
Top Channel