Është arrestuar me urdhër të SPAK biznesmeni Elman Abule.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

Sipas SPAK, në njoftimin e dhënë për arrestimin e Erion Veliajt dhe zyrtarëve të tjerë, sqarohet se Abule akuzohet për “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

“Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk”, sqaron SPAK.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA