Zgjedhjet në Kosovë! Procesohen 90% e qendrave të votimit, KQZ tregon numrin e personave që votuan
09/02/2025 20:04
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 90 për qind të vendvotimeve apo 2286 nga 2533.
Sipas të dhënave në faqen zyrtare të KQZ-së, nga 1 milion e 970 mijë e 944 persona me të drejtë vote, kanë votuar 786 mijë e 462 qytetarë apo 39.90 për qind.
Ndërkohë tashmë ka nisur edhe numërimi i votave.
Exit Pollet e mediave të Kosovës kanë treguar Lëvizjen Vetëvendosje 40 për qind, apo nën këtë shifër.
Opozita në anën tjetër, ka shënuar rritje nga zgjedhjet e vitit 2021.
Top Channel