Lëvizja Vetëvendosje reagon pas rezultateve të Exit Polleve të para, falënderon vëzhguesit dhe komisionerët
09/02/2025 19:31
Tri Exit Pollet e publikuara deri më tani nga mediat e Kosovës rreth rezultateve të zgjedhjeve parlamentare e kanë nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje 40 për qind,
Partia që synonte të merrte 500 mijë vota këto zgjedhje, dhe që mori mbi 50 për qind në zgjedhjet e kaluara, ka reaguar në rrjetin social Facebook duke falënderuar vëzhguesit dhe komisionerët.
“Të dashur vëzhgues dhe komisionerëve, ju jeni mbrojtësit e vullnetit popullor andaj vigjilencë dhe përkushtim për mbrojtjen e votës. Punë të mbarë!”, thuhet në një postim në Facebook.
Top Channel