Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ 1300 policë rrethojnë godinën, ja rrugët e bllokuara në Tiranë

08/02/2025 16:24

1300 forca policore janë në gatishmëri këtë të shtunë në Tiranë për protestën e opozitës.

865 janë policë të Tiranës, kurse të tjerët janë nga rrethet. Para Kryeministrisë ndodhet edhe drejtori i Tiranës, Elton Alushi dhe kreu i policisë rrugore.

Instalacioni i kërpudhës para Kryeministrisë është hequr, nisur nga incidentet e protestave të mëparshme.

Policia e Shtetit do të bllokojë disa rrugë në kryeqytet pasi PD njoftoi tri orë protestë.

Prej orës 10:00 nuk lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;

Prej orës 14:00 deri në përfundim të tubimit ka bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Shtetit ka marrë masa për të devijuar qarkullimin në rrugë alternative.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA