Vizita në Spanjë/ Rama ndan detaje nga takimi me Mbretin Felipe VI, kryeministri: Kongresi Botëror i Ligjit do të sjellë rreth 3 mijë juristë në Tiranë

07/02/2025 12:38

Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë dyditore në Madrid me rastin e pjesëmarrjes në ceremoninë e Çmimit Universal Spanjoll “Espanol Universal Award”, një çmim prestigjioz ndërkombëtar që u jepet personave që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në promovimin dhe përmirësimin e kulturës, gjuhës dhe trashëgimisë spanjolle në mbarë botën.

Ai aktualisht po zhvillon një takim me Mbretin Felipe VI në Pallatin Mbretëror Zarzuela në Madrid, e më pas Mbreti Felipe VI do të presë në audiencë Kryeministrin Rama.

“Në mikpritjen e bukur edhe për nder të Shqipërisë, organizuar nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI, me anëtarët e bordit të “World Jurist Association”, organizata prestigjioze ndërkombëtare e juristëve, gjyqtarëve, akademikëve dhe profesionistëve të ligjit nga e gjithë bota, në vigjilje të nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, i cili do të mbahet në Tiranë e do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës”, shkruan Rama në X pas takimit.

Agjenda e vizitës, datë 7 Shkurt 2025:

10:00 – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama takim me Mbreti Felipe VI

10: 30 – Mbreti Felipe VI do të presë në audiencë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama.

Në kuadër të kësaj vizite, do të nënshkruhet në një ceremoni të posaçme, marrëveshja “World Law Congress Albania 2027”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA