Në mbarë botën, teleskopët regjistruan njëherazi një valë gjigande radioje që rrjedh nga një kuazar që daton në 1 miliard vitet e para të universit. 

Kuazari është një lloj i rrallë galaktike jashtëzakonisht i ndritshëm me një vrimë të zezë tejet masive në qendër.

Sa dyfishi i shtrirjes së galaktikës tonë, Rruga e Qumështit, kjo valë radioje është më e madhja e zbuluar ndonjëherë kaq herët në historinë e universit, pohuan astronomët.

Ata shpjegojnë se ndonëse valë të tillë nuk janë diçka e rrallë në kozmos, ato kanë qenë kanë qenë të pakapshme në universin e largët të hershëm, deri më tani, për shkak të sfondit të errët të mikrovalëve të mbetura nga fenomeni i krijimit, Big Bang.

“Arsyeja pse mund të vëzhgohet nga Toka, edhe pse është kaq larg, është madhësia ekstreme e objektit”, tha përmes një deklarate Anniek Gloudemans me “NoirLab” pranë Fondacionit Kombëtar të Shkencës, sipas VOA-s. Observatorët në Evropë, Havai dhe Teksas kontribuuan në studimin e publikuar në “Astrophysical Journal Letters”.

Vala e radios me dy tehe vlerësohet të ketë një shtrirje prej të paktën 200,000 vite dritë. Një vit dritë është rreth 9.3 trilion kilometra.

I zbuluar disa vite më parë, kuazari që lëshon këtë valë gjigante radioje u formua kur universi kishte rreth 9% të moshës aktuale, ose brenda 1.2 miliardë viteve të para.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA