Një 15-vjeçar është plagosur në Sarandë këtë paradite.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Adem Sheme”. Dyshohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, 15-vjeçar u godit me mjet prerës në shpatull nga një bashkëmoshatar. Për pasojë, u transportua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autor i ngjarjes dyshohet se është 12-vjeçar, i cili u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë hetimit, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA