Përfshihet nga flakët hoteli në Sarandë, shkak dyshohet defekti gjatë saldimit të një pajisjeje

07/02/2025 16:41

Një hotel është përfshirë nga flakët këtë pasdite në Sarandë.

Ngjarja që ndodhi në lagjen “Nr. 4”. Dyshohet se zjarri ra gjatë saldimit të një vegle pune nga vetë pronari i objektit.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogj pjesërisht kati i parë i hotelit të tij, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA