![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/1x-1_sd-800x450.jpg)
Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut i bëri thirrje SHBA-së të shfuqizojë sanksionet kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC).
“Na vjen keq shumë për sanksionet individuale të shpallura dje kundër stafit të Gjykatës dhe u bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të revokojnë këtë masë. Ne mbështesim plotësisht punën e pavarur të Gjykatës. GJPN-ja duhet të jetë plotësisht në gjendje të kryejë punën e saj të pavarur, kur një shtet nuk dëshiron ose nuk është në gjendje të kryejë me ndershmëri një hetim apo ndjekje penale, siç parashikohet në Statutin e Romës”, tha zëdhënësja e UNHCR-së, Ravina Samdasani.
Më tej ajo theksoi se “Gjykata është një element thelbësor i infrastrukturës së të drejtave të njeriut”.
Mbështetje për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë nga Berlini dhe Komisioni
Për më tepër, në Berlin, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme tha se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Gjykatën Penale Ndërkombëtare, megjithëse është e paqartë se çfarë do të nënkuptojnë për të sanksionet e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump.
Ndërsa kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh Trump gabon kur vendos sanksione ndaj ICC-së sepse rrezikon një institucion të rëndësishëm.
Top Channel