Nga takimi me Mbretin Felipe VI, tek nënshkrimi “World Law Congress Albania 2027”, zbardhet agjenda e Ramës në Madrid

07/02/2025 09:29

Kryeministri Rama do të zhvillojë një vizitë dyditore (6 dhe 7 shkurt) në Madrid, Spanjë, me rastin e pjesëmarrjes në ceremoninë e Çmimit Universal Spanjoll “Espanol Universal Award”, një çmim prestigjioz ndërkombëtar që u jepet personave që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në promovimin dhe përmirësimin e kulturës, gjuhës dhe trashëgimisë spanjolle në mbarë botën.

Në nisje të agjendës, Kryeministri Edi Rama do të pritet nga Mbreti Felipe VI, në Pallatin Mbretëror Zarzuela në Madrid, e më pas Mbreti Felipe VI do të pres në audiencë Kryeministrin Rama, raporton gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.

Agjenda e vizitës, datë 7 Shkurt 2025:

10:00 – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama takim me Mbreti Felipe VI

10: 30 – Mbreti Felipe VI do të presë në audiencë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama.

Në kuadër të kësaj vizite, do të nënshkruhet në një ceremoni të posaçme, marrëveshja “World Law Congress Albania 2027”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA