Kishte mbetur i bllokuar në “Shkëmbin e Tujanit”, shpëtohet turisti belg

07/02/2025 10:40

Një turist belg, i cili kishte mbetur i bllokuar në vendin e quajtur “Shkëmbi i Tujanit”, është shpëtuar nga uniformat blu.

Për shkak të terrenit të vështirë, kërkimet janë kryer në bashkëpunim me Njësinë Apline të Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë.

Pas disa orësh kërkime gjatë mbrëmjes, është bërë e mundur gjetja e turistit 26-vjeçar, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe nxjerrja e tij nga vendi ku kishte mbetur i bllokuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 dhe Njësia Alpine e Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë ndihmuan një turist belg që kishte mbetur i bllokuar në vendin e quajtur “Shkëmbi i Tujanit”.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një turist belg kishte mbetur i bllokuar në vendin e quajtur “Shkëmbi i Tujanit”, për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për të lokalizuar dhe ndihmuar turistin.

Për shkak të terrenit të vështirë, kërkimet janë kryer në bashkëpunim me Njësinë Apline të Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë. Pas disa orësh kërkime gjatë mbrëmjes, është bërë e mundur gjetja e turistit 26-vjeçar, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe nxjerrja e tij nga vendi ku kishte mbetur i bllokuar.

Turisti ka falënderuar punonjësit e Policisë, për ndihmën e shpejtë.

Policia e Shtetit është e angazhuar për të ndihmuar qytetarët dhe turistët, në çdo situatë. Për çdo rast nevoje për ndihmë, mund të kontaktoni në numrin pa pagesë 112.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA