Fotot/ Telefona dhe kokainë në qese mbeturinash, çfarë gjendej brenda pakos ‘dhuratë’ për të dënuarit e Fushë-Krujës

07/02/2025 17:05

Top Channel ka siguruar foto nga mjetet e paligjshme, që do të futeshin në burgun e Fushë-Krujës.

Brenda qeses së zezë, ndodheshin 22 celularë, së bashku me karikues dhe kufje, si dhe 3 doza kokainë. Nga pamjet që sjell gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, duket qartë se si sendet ishin mbështjellë me qese, për t’u dukur si mbeturina.

Dyshohet se pakon do të fuste në burg një polic, duke shfrytëzuar momentet e ndërrimit të turnit.

Hider Çali, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, gjatë ndërrimit të shërbimeve, hodhi një qese të zezë rreth 6 kg në një nga tarracat, me synimin për ta futur më pas në regjimin e brendshëm. Por plani i tij dështoi dhe pas evidentimit të qeses, policët gjetën dozat e kokainës dhe celularët.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA