Celularë e kokainë, kapet mat polici/ Si tentoi të fuste sendet e paligjshme në burgun e Fushë-Krujës? ‘Qesen e plehrave’ e hodhi nga tarraca…

07/02/2025 15:54

Një polic në burgun e Fushë – Krujës dyshohet se ka tentuar të fusë brenda institucionit të heqjes së lirisë celularë dhe kokainë.

Punonjësi i rolit bazë, shtetasi me iniciale H.Ç., njofton Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, gjatë ndërrimit të shërbimeve, ka hedhur një qese të zezë rreth 6 kg në një nga tarraca, me synimin për t’i futur më pas në regjimin e brendshëm.

Por, polici është evidentuar nga kolegët, të cilët pasi kanë hapur qesen, kanë gjetur 22 celularë me aksesorët përkatës (karikues, kufje) dhe 3 doza kokainë.

Pakot janë gjetur të hedhura në tarracën sipër depos së armatimit, pranë depozitës së gazit dhe nën Vendrojën Nr.1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA