![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/0-2025-02-07T160206.183-800x450.jpg)
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndryshuar qëndrim sa i përket amendamenteve të Kodit Zgjedhor.
Ndërkohë që pak ditë më parë ai deklaroi se PD në Kuvend nuk do të votojë asgjë pa u pranuar propozimi i saj që të votojnë edhe emigrantët që nuk kanë dokumente identifikimi shqiptare, sot ka dalë me një variant të ri.
PD do të votojë në 13 shkurt vetëm amendamentin që mundëson që emigrantët të mos paguajnë asgjë për postën me të cilën do të sjellin votën e tyre.
Berisha: Nuk është e vërtetë. Ky ka qenë kushti ynë. Këtë amendament e votojmë ne. Nuk votojmë tjetrin ne, lëvizjen e afateve. Këtë që nesër, se është propozimi ynë, që emigrantët të mos paguajnë asgjë.
Pse mos të paguajnë asgjë, sepse qytetarët në Shqipëri nuk paguajnë asgjë, thjeshtë për efekt barazie. Kjo rrjedh nga ky vendim. Këta kanë kërkuar lëvizje afatesh burokratike, këto nuk i votojmë ne, nëse ata nuk pranojnë të votojnë me dokumente biometrike të vendit ku jetojnë, emigrantët shqiptarë.
Nuk mund të ngrihem kundër amendamentit që kam propozuar unë. Ai është amendament i propozuar nga ne. Nuk mund të mendohet që ne të votojmë kundër tij. Çfarë kanë propozuar ata, nuk votohet nga ne.
Top Channel