Gjykatësi shtyn afatin e “dorëheqjes vullnetare” për punonjësit federalë, 50 mijë punëtorë tashmë e kanë pranuar ofertën e Trump

06/02/2025 20:04
Getty Images

Një gjykatës federal ka shtyrë afatin për punonjësit federalë për të pranuar të ashtuquajturën “ofertë të dorëheqjes” të administratës Trump, ndërkohë që gjykatat verifikojnë ligjshmërinë e saj.

Qeveria do t’u dërgojë një njoftim punonjësve, duke i informuar se afati i së enjtes është pezulluar .

Kujtojmë se sot, një zyrtar i administratës Trump, i njohur me këtë çështje tha se të paktën 50,000 njerëz kishin vendosur të pranonin ofertën. Oferta iu bë rreth dy milionë punonjësve.

Zyra e Menaxhimit të Personelit paralajmëroi se ata që nuk zgjedhin janë në rrezik të humbasin punën e tyre. Administrata po planifikon shkurtime të gjera së shpejti, thanë dy zyrtarë të administratës Trump për CNN.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta