Futbollistit spanjoll i rikthehet për herë të dytë kanceri, merr vendimin për t’u tërhiqur për pjesën e mbetur të sezonit

06/02/2025 21:46

Kirian Rodriguez, kapiteni i klubit spanjoll Las Palmas, thotë se do të jetë i padisponueshëm për pjesën e mbetur të sezonit, pasi iu rikthye kanceri.

28-vjeçari humbi 11 muaj veprim pasi u diagnostikua me limfomën Hodgkin në 2022.

Limfoma e Hodgkin-it është një lloj kanceri që prek sistemin limfatik, i cili është pjesë e sistemit imunitar të trupit që lufton sëmundjet dhe mikrobet.

“Më njoftuan se më është rikthyer kanceri. Do të më duhet të ndaloj së luajturi sërish dhe të kaloj një raund tjetër kimioterapie për të luftuar sëmundjen. Shpresoj të rikthehem përsëri në sezonin 2025/26″, tha kapiteni i Las Palmas.

Rodriguez kaloi gjashtë seanca kimioterapie pasi u diagnostikua në moshën 26 vjeçare. Ai përfundoi ciklin e tij të kimioterapisë në nëntor 2022 dhe u rikthye të luante në prill 2023.

Ai është ka luajtur 21 nga 22 ndeshjet e Las Palmas në La Liga këtë sezon, me klubin aktualisht në vendin e 15-të në tabelën e ligës dhe dy pikë larg zonës së rënies.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA