
Jozi përjashtohet nga gara!
Vendimi është marrë sot nga Vëllai i Madh për shkak të komenteve denigruese dhe poshtëruese dhe të pandjeshme.
Vendimi erdhi pas debatit të një nate më parë mes Jozit dhe Gjestit, kur ndër të tjera ky i fundit iu drejtua atij duke iu thënë: Kopil shkjau.
“Banorë, shtëpia e ‘Vëllait të Madh’ është një hapësirë respekti dhe bashkëjetese mes të gjithëve.
Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjëherë tolerancë për diskriminimin, fyerjet apo sjelljet që cenojnë vlerat apo unitetin tonë si popull. Në debatet e ndodhura mbrëmë mes Jozit dhe Gjestit, ‘Vëllai i Madh’ ka marrë një vendim të rëndësishëm dhe të menjëhershme…
Për shkak të komenteve fyese, diskriminuese dhe totalisht të pandjeshme ndaj bashkëkombësve tanë, Jozefin Marku përjashtohet nga gara. Ky vendim duhet zbatuar menjëherë!
‘Vëllai i Madh’ thekson qartë se padija, urrejtja dhe çdo formë ndasie apo sjellje që cenojnë vlerat tona të përbashkëta, do të ndëshkohen pa asnjë mëdyshje! Shqipëria dhe Kosova janë një! Në këtë shtëpi çdo njeri duhet të ndihet i sigurt dhe i respektuar dhe i barabartë”, shkruhet në zarfin e zi.
View this post on Instagram
Top Channel