Në fakt, shkaku i vdekjes së Brianit përcaktohet qartë dhe në të njëjtën ekspertizë mjekoligjore të firmosur dhe dorëzuar më 20 tetor 2023 nga 2 mjekët.

Në konkluzionin e tyre për shkakun e vdekjes thuhet qartë se cila është arsyeja që i ka marrë jetën 3-vjeçarit. Shkaku i vdekjes së shtetasit Brian Spahou ka qenë dhënia e lëndës anestetike që ka sjellë vuajtjen qelizore të thellë me mekanizmin e insuficiencës multiorganore të parikthyeshme.

Por, kjo ekspertizë është konsideruar e pamjaftueshme nga Prokuroria që ende e ka dosjen të hapur. Prokurorja e çështjes ka vendosur që të mos marrë për bazë ekspertizën nga doktorët e IML, por të çojë ekspertizën në Itali. Familjarët e vogëlushit të ndjerë dhe përfaqësuesi ligjor i tyre thonë se nuk kanë marrë asnjë sqarim për ndërmarrjen e këtij veprimi.

“I vetmi institucion që ligji në Republikën e Shqipërisë përcakton me të drejtën për të përcaktuar nëse ka patur shkelje nga pikëpamjet e mjekëve, në këtë rast vetëm Inistuti i Mjekësisë ligjore. Vetëm në rastet kur ky institut shkruan me shkrim se nuk kanë pajisjet për të ekzaminuar, vetëm në këta raste mund të procedohet me kryerjen e analizave dhe inspektimeve jashtë Shqipërisë në institucione të certifikuar. Për hir të procedurës, eksperti duhet të vijë në Shqipëri dhe të paraqesë ekspertizën e tij në mënyrë që ky akt të marrë vlerë, përndryshe nuk mund të merret parasysh”, u shpreh avokati, Jordan Daci.

“Prokurorja Alma Felaj është e shitur. Ajo ka çuar ekspertizën jashtë, por është e shitur. Ajo ka marrë para nga pala tjetër, sepse përndryshe do të vepronte për të zgjidhur këtë rast. Vendosi kurorën te varri i djalit dhe menduam se e kishte seriozisht, por gabuam shumë”, u shpreh Guri Spahiu, gjyshi Brianit

Familjarët konfirmuan se fëmijës iu dhanë dy doza dhe për këtë ata dyshuan që në momentet e para të mjekimit duke ia vënë në dukje mjekëve të klinikës. Aso kohe, anestezisti Roland Xhaxho deklaroi se nuk ishte narkoza shkaku i vdekjes. Sipas tij, fëmija kishte lindur me një problem në zemër.

Kam ndërhyrë me anestezi të përgjithshme, unë kam firmosur një konsensus me prindërit. Pyetja është përse u zgjodh, fëmija ka lindur me një defekt në zemër, rekomandimi është evidentimi i çdo vatre infeksioni që ka në këto fëmijë. Nuk ka të bëjë fare me narkozën, Sipas analizave, niveli i glukozës ishte 0, kur digjen yndyrat lënë gjurmët në gjak, për mua besoj se do të jetë një sindromë metabolike nga mungesa e ndonjë enzime, të shikojmë se si do të dalin ekzaminimet.

Hetimi i prokurorisë ka mbetur ende në këtë pikë. Pra, vonesa e hetimeve pas kalimit të furtunës publike rreth rastit, mban peng konkluzionet nëse kemi të bëjmë me shkelje të protokolleve mjekësore, neglizhencë apo mjekimi të gabuar

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta