EMRI/ I dënuar me 14 vite burg, arrestohet në Luksemburg “skifteri” dhe “mjeshtri” i arratisjeve nga burgu!

05/02/2025 11:35

Është vënë në pranga në Luksenburg 30-vjeçari i shumëkëkruar nga autoritetet shqiptare, Edison Pula.

Si rezultat i sigurimit të informacioneve nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale (FAST Albania), dhe i shkëmbimit të këtyre informacioneve me homologët e FAST Luksemburgut, nëpërmjet koordinimit të rrjetit ENFAST, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Together”.

Si rezultat i këtij operacioni, u lokalizua dhe u vu në pranga Edison Pula, 30 vjeç, i lindur në Krujë, i dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Vjedhja me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Edison Pula, njihet si njeriu që në Shqipëri hodhi në erë karrierën dy policëve pasi u arratis në çastet që ata po e fusnin në burg. Po ashtu ai është arratisur edhe nga një burg në Itali.

Nga burgu i Trevizos, u largua së bashku me dy shqiptarë të tjerë, këta të fundit të arrestuar brenda pak orësh.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA