Lufta tregtare SHBA-Kinë, Pekini fut në “listë të zezë” kompaninë pronare të markave prestigjioze të veshjeve

04/02/2025 18:51

Kina njoftoi sot se po vendos ‘PVH Corp’, kompaninë pronare për markat e njohura Calvin Klein dhe Tommy Hilfiger, në listën e saj të “kompanive jo të besueshme”.

Kjo ishte një nga masat e ndërmarra nga Kina në përgjigje të tarifës 10% të vendosur nga Donald Trump që hyri në fuqi sot.

Pekini tha se të dy kompanitë morën masa që janë “diskriminuese kundër ndërmarrjeve kineze” dhe “dëmtuan” të drejtat dhe interesat legjitime të kompanive kineze.

Kompania PVH reagoi duke thënë se ishte “e befasuar dhe thellësisht e zhgënjyer” nga vendimi i Kinës. Kompania tha se përputhet me të gjitha ligjet dhe rregulloret përkatëse dhe operon në sipas standardeve dhe praktikave të vendosura të industrisë në Kinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA