“I nxora studentët e mi në korridor dhe filluam të vrapojmë”, mësuesja kujton momentin kur agresori hap zjarr në shkollë

04/02/2025 20:34

Një mësuese ka përshkruar çastet e tmerrit kur një person hapi zjarr në shkollën ku po jepte mësim, në Orebro të Suedisë.

54-vjeçarja Maria Pegado tha se një person hapi derën e klasës pas pushimit të drekës dhe duke bërtitur, tha se të gjithë duhej të dilnin jashtë.

“I nxora të gjithë 15 studentët e mi në korridor dhe filluam të vrapojmë. Pastaj dëgjova dy të shtëna, por ia dolëm. Ishim afër hyrjes së shkollës. Pashë njerëz që tërhiqeshin zvarrë të plagosur. E kuptova se ishte shumë serioze”, tha ajo përmes një telefonate për BBC.

Dhjetë persona dyshohet se mbetën viktima të sulmit. Fillimisht, autoritetet njoftuan për pesë të plagosur, por në një deklaratë disa orë pas sulmit, Policia raportoi për 10 të vdekur. Mes viktimave është dhe vetë agresori, që qëlloi veten me armë pas sulmit. Nuk dihen motivet e ngjarjes, megjithatë nuk dyshohet për terrorizëm. Sipas policisë, autori nuk kishte precedent të mëparshëm penal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA