Prefekti i Elbasanit, Ali Mysliu, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si përfaqësues i kryeministrit në Elbasan.

Dorëheqja ende nuk është firmosur nga kryeministri ndërkohë që Z. Mysliu konfirmon se largimi është për shkaqe tërësisht personale.

Ali Mysliu mbajti detyrën e prefektit të Elbasanit për gjashtë muaj ndërkohë që më herët ka ushtruar profesionin e pedagogut pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Ende nuk ka një emër për pasuesin e Z. Mysliu në postin e prefektit, por pritet që shumë shpejt të merret vendimi për zëvendësuesin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA