Pesë persona që protestuan përpara bashkisë së Tiranës një ditë më parë tashmë janë nën hetim.
Sipas policisë ata nuk kanë marrë lejen përkatëse për protestën, në të cilën bllokuan edhe rrugën.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. T., A. K., K. B., B. K dhe T. B., pasi ditën e djeshme përpara godinës së Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të pa identifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike”, njoftojnë blutë.
Nga ana tjetër ka nisur hetimi në gjendje të lirë edhe për një person që në bashkëpunim me persona të tjerë zhvilloi protestë përpara Kryeministrisë
“Po nga këta specialistë u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. G., 55 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë zhvilluar një protestë, për të cilën nuk i ishte miratuar leja për zhvillimin e këtij tubimi“, njofton policia.
Top Channel