“Pas 100 ditësh, shqiptarët do të na mbështesin më shumë se kurrë/ Rama: I jemi afruar oborrit të BE falë punës së mbi një dekade

01/02/2025 12:52

Kryeministri Edi Rama, me fjalën e tij, mbylli Kuvendin Rinor të Partisë Socialiste në Pallatin e Kongreseve.

Ai falenderoi të rinjtë që morën pjesë dhe premtoi, se nëse vazhdon të jetë në pushtet, Shqipëria do të bëhet pjesë e familjes europiane brenda vitit 2030.

Falënderoj të gjithë djemtë dhe vajzat që janë të pranishëm këtu dhe për ata që folën. Falë tyre, PS do marrë mandatin e 4 për të ngjitur atdheun e përbashkët në majën e lartë të 2023, aty ku Shqipëria do të jetë më në fund si gjithë Evropa. Në atë majë, ne do ta vendosim përgjithnjë flamurin tonë kombëtar, aty ku është oborri i shtëpisë së familjes europiane. Aty ku do të hyjmë si të barabartë mes të barabartësh”.

Sipas kryesocialistit, vizioni dhe puna e skuadrës së Partisë Socialiste, ka bërë që vendi ynë të avancojë në rrugëtimin drejt BE-së.

“Pas më pak se 100 ditësh, shqiptarët do të na mbështesin më shumë se asnjëherë  më parë, jo se jemi më të mirët, edhe pse më të mirë se ne nuk ka, por sepse Shqipëria më shumë se kurrë i është afruar asaj maje. Shqiptarët duhet të dinë që atë majë që tani e shohim me sy, e afroi vizioni, skuadra, përpjekja e jashtëzakonshme e të gjithë këtyre viteve, nuk e afroi koha. Ne vumë në vend dinjitetin e Shqipërisë në sytë e botës. Ja ku është Shqipëria falë asaj që kemi bërë në një dekadë, përballë stëkëmbëshave dhe betejave. Në një vend, ku të gjithë duan të vijnë ta vizitojnë. Që në më shumë se një dekadë rriti me dy herë prodhimin e brendshëm”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA