E rëndë në qendër të Lushnjës! E reja i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati
01/02/2025 15:58
Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e sotme në Lushnjë.
Gazetari i Top Channel, Bledar Korreshi, raporton se një vajzë e re i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e një pallati.
Sipas të dhënave paraprake ajo nuk ishte banore e pallatit ku vendosi t’i japë fund jetës.
Identifikimi është i vështirë për shkak të dëmtimeve të marra, që i shkaktuan edhe vdekjen e menjëhershme.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, teksa ambulanca dhe akt-ekspertiza kanë vijuar me procesin e punës.
Trupi po dërgohet në morgun e Spitalit të Lushnjës. Nga ana tjetër blutë po vëzhgojnë kamerat e sigurisë.
Top Channel