E majta mbledh Kuvendin Rinor Kombëtar/ Muzhaqi: PS u hap dyert të rinjve! Nuk ju kërkojmë vetëm të na ndiqni, por të na udhëhiqni

01/02/2025 11:27

Kuvendi Rinor Kombëtar i Partisë Socialiste po mbahet këtë të shtunë në Pallatin e Kongreseve, me praninë e qindra të rinjve nga gjithë vendin.

Kuvendi nisi fjalën e ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, që foli për rolin e të rinjve në parti.

“Ka qenë dhe do mbetet partia që u hap dyert të rinjve. Kjo është një hapësirë, kur rinia nuk është vetëm dëgjuese, por është vendimmarrëse. Ne nuk ju kërkojmë vetëm të na ndiqni, ne ju kërkojmë të na udhëhiqni. Prandaj dua t’ju kërkoj që të flisni me zë të lartë dhe të sigurt“.

Kuvendi vijon me fjalime të të rinjve nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, që do të japin idetë e tyre për Shqipërinë 2030 dhe do të mbyllet me fjalën e kryeministrit, njëkohësisht kryesocialistit, Edi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA