Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha morën pjesë në prezantimin e anketimit për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vend dhe besimit te Policia e Shtetit.

Duke përmendur rezultate e sondazhit të financuar nga Suedia, ku 82% e qytetarëve janë shprehur se ndihen të sigurt në zonat e banimit, kreu i qeverisë, tha se shifrat janë rezultat i punës së Policisë së Shtetit.

“Është një arsye e rëndësishme kjo e sotmja, për të ndarë disa mendime. I vetmi shtet i qëndrueshëm është ai në të cilin njerëzit janë të barabartë përpara ligjit, thotë Aristoteli.  Nga njëra anë na është konfirmuar nga çelja e negociatave me BE-në, të cilat nuk janë asnjë dhuratë dhe asnjë vendimmarrje e thjeshtë politike, por janë një konstatim i progresit të bërë në radhë të parë të qenit të barabartë përpara ligjit dhe nga ana tjetër, na vendos përballë sfidës së vazhdueshme të atij niveli barazie, që rrit qëndrueshmërinë e lirisë individuale dhe të sundimit të ligjit. Sot unë erdha këtu sepse së pari, këshilli i sigurisë në komunitet meriton një interes të veçantë, që policia nuk është vetëm një shërbim publik, por i shumë faktorëve. Duke nisur në radhë të parë, nga çdo prind i kësaj Republike, qytetarët janë baza e sigurisë”, tha Rama.

Për rendin dhe sigurinë në vend, Rama zbuloi se qytetet do të survejohen me kamera, që do të monitorohen në salla në dedikuara.

“Do të kemi transformim epokal sa i përket survejimit me kamera të qyteteve, me fokus qarkullimin rrugor, shkeljet dhe shkelësit. Një sistem i bazuar te fjala e fundit e teknologjisë digjitale. Salla monitorimi në qytetet që do kenë këtë sistem. Do të fillohet me 20 qytete”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA