Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar njofton sot komunikimin e akuzave ndaj anëtarëve të shtatë grupeve kriminale, që u vendosën nën hetim gjatë operacionit “Revanshi”.

Në atë kohë, SPAK firmosi 50 urdhër arreste, shumica e të cilëve  vazhdojnë pa ekzekutuar. Gjatë këtij operacioni, u firmosën urdhërarreste edhe për ish-zyrtarë të lartë policorë, si ish-drejtori i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri, i cili më pas u vetëdorëzua, apo persona me lidhje me politikën si ish-deputeti Arben Ndoka, i cili vazhdon të jetë në kërkim.

Në këtë listë ishte edhe vëllai i deputetit Eduard Ndreca, Armando Ndreca. Grupet kriminale vepronin në një territor të gjerë, si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA