Miratohet drafti i Klosit për hotelet luksoze, 3 deputetë të PS abstenojnë/ Shumica rrëzon kërkesën e PD-së për të çuar në Kushtetuese mandatin e Vullnet Sinajt

31/01/2025 10:21

Pas nëntë orë debatesh, Kuvendi miratoi projektligjin me propozues socialistin Blendi Klosi që përjashton nga TVSH për 10 vjet hotelet me 4 dhe 5 yje.

Sikurse edhe e paralajmëruan gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare, tre deputetët socialistë Erion Brace, Pandeli Majko dhe Petro Koci, dhanë votë abstenuese.

Kundër votoi deputeti demokrat Bujar Leskaj, i vetmi nga grupi parlamentar i PD prezent në sallë gjatë votimit.

Ndërkohë, mandati i deputetit Vullnet Sinaj nuk do të shkojë në kushtetuese. Socialistët me votat e tyre e rrëzuan raportin e demokratëve, ku ngrihet pretendimi për papajtueshmëri të mandatit e si pasojë, fjalën e fundit do ta thoshte Kushtetuesja.

Socialistët rrëzuan edhe kërkesën e demokratëve për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për Portin e Jahteve në Durrës dhe Portin e ri në Porto Romano.

Kuvendi miratoi ndryshimet e parashikuara në aktin normativ të qeverisë, që i hap rrugë bonusit të pranverës për pensionistët. Bonusi do të shpërndahet për pensionistët në muajin shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA