Pas incidentit të rëndë të ndodhur një ditë më parë në repartin e hemodializës në Korçë ku një pacient hodhi benzinë në ambientet e brendshme duke kërcënuar që do ti vinte zjarrin mjekja psikiatre Nikolina Bode ka pohuar se rasti është i njohur për Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor për shkak edhe të incidenteve të reja që kanë ndodhur më parë.
Edhe pse pacienti është i pakartelizuar për problemet e shëndetit mendor mjekja shpjegoi se kjo ka ndodhur për shkak se pacienti dhe familjarët e tij e kanë mohuar kategorikisht ekzaminimin e tij.
Ajo që mbetet shqetësuese për mjeken në këtë rast është që nëse kemi të bëjmë le probleme të shëndetit mendor dhe lihet i patrajtuar mund të kthehen në rrezik serioz për jetën e vetë individit apo edhe pacientëve të tjerë që marrin shërbimin e hemodializës.
Kujtim Mero pacient prej 7 vitesh i hemodializës pas incidentit u shoqërua nga policia dhe sipas të dhënave do të hetohet pa masë sigurie për shkak të gjendjes shëndetësore dhe nevojës që çdo dy dite te beje dialize.
Por në kushtet kur ai është i pakartelizuar dhe i patrajtuar për probleme të shëndetit mendor e vetmja zgjidhje sipas mjekes mbetet ekzaminimi i detyruar me vendim gjykate.
Top Channel