Lara Colturi ka bërë një super paraqitje në ndalesën e radhës të Kupës së Botës në Kurshevel të Francës.
Këtë herë skiatorja kuqezi ndaloi kronometrin në një kohë që e renditi në vendin e gjashtë në kategorinë e Sllallomit.
Tashmë strategjia dhe teknika e skiatores sonë është më e njohur me një zbritje normale në tentativën e parë, për të dhënë maksimumin dhe për të rrezikuar gjithçka për gjithçka në tentativën e dytë që është edhe më re rëndësishmja për klasifikimin përfundimtarë.
Edhe në këtë ndalesë në Francë Lara arriti të jetë mes 10 më të mirave me kohën e saj të gjashtë, ndërkohë që të gjithë patën një lloj hezitimi pas vendit të 140-të në tentativën e parë që bëri.
Sa i përket fitueses së kësaj gare ajo është talenti tjetër i momentit rivalja më e madhe e Larës, kroatja Ljutiç. Ndërkohë në këtë etapë u rikthye superkampionia amerikane Mikaela Shiffrin pas dëmtimit që e la jashtë për më shumë se 2 muaj.
Lara bashkë me stafin e saj do të përgatiten tashmë për Kampionatin Botëror të Saalbach ku shpresojë të kemi medaljet e para për Shqipërinë në një kampionat botëror skish.
Top Channel