FOTO/ Nën shoqërinë e bashkëshortes dhe djalit, Sali Berisha fluturon drejt Gjermanisë, për herë të parë pas ndryshimit të masës së sigurisë

31/01/2025 20:44

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, për herë të parë pas ndryshimit të masës së sigurisë nga ‘arrest shtëpie’ në ‘detyrim paraqitje’, është larguar këtë të premte jashtë Shqipërisë.

Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja Liri dhe djali Shkëlzen, janë fotografuar në avion gjatë flurimit drejt Gjermanisë, nga një mbështetës i tij, i cili ka qenë rastësisht pasagjerë së bashku me ta.

Berisha ka njoftuar ditë më parë Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion se nuk do të jetë i pranishëm për respektimin e masës ‘detyrim paraqitje’  të hënën e 3 shkurtit, pasi do të jetë në Gjermani, në një takim që do të zhvillojë atje me simpatizantët e tij për të kërkuar votën e diasporës në zgjedhjet e 11 majit.

Ky është udhëtimi i parë jashtë territorit për Berishës që pas dhënies së vendimin ‘arrest shtëpie’ në dhjetor 2023.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA