Nazmi Pellumbi është 29-vjeçari, që dyshohet se ka qëlluar aksidentalisht me armë drejt nipit të tij të mitur, gjatë konfliktit me vëllanë binjak.
Gjatë sherrit me Florant Pëllumbin në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, ai ka shkrepur armën, por plumbi ka kapur aksidentalisht djalin e tyre të mitur, raporton gazetarja e Top Channel, Kleida Muka.
Binjaku i 29-vjeçarit ra në prangat e policisë, pasi iu gjet në banesë një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Pas ngjarjes, 15-vjeçari u transportua në spitalin e Traumës nga i ati, dhe fillimisht deklaruan se nuk kishin dijeni për autorin.
I mituri iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, pasi plumbi e kishte prekur në kraharor. Ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen.
Autori i ngjarjes u shpall në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Top Channel