Seanca paraprake për kryedemokratin Sali Berisha, lidhur me dosjen “Partizani” u shty për në datën 7 shkurt, në orën 13:00.
Ndërkohë, në seancën e sotme përfundoi mbrojtja e avokatëve të Jamambër Malltëzit, që ndodhet nën arrest shtëpie.
Po ashtu, seanca vijoi me mbrojtjen e biznesmenit Fatmir Beltashit, dhe dy të akuzuarve të tjerë, sikurse raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Argumentet e tyre u lexuan edhe nga avokatët e dy shoqërive Homeplan shkp dhe Kontakt shpk. Të pandehurit Berisha dhe Malltezi, nuk ishin të pranishëm në seancë, por përfaqësoheshin nga avokatët e tyre mbrojtës.
Berisha, Malltezi dhe të akuzuarit e tjerë janë në hetim nga SPAK në lidhje me çështjen e ish-kompleksit “Partizani”.
Në fund të viti të kaluar, Gjykata e Apelit konfirmoi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, gjithsesi, paralajmëroi se nëse Berisha nuk respekton këtë masë, organi i akuzës mund të kërkojë një masë sigurimi më të rëndë.
Top Channel