“82% e shqiptarëve ndihen të sigurt”/ Rama komenton sondazhin: Fakte të rëndësishme përballë përbaltjes që po i bëhet Policisë

31/01/2025 11:46

82% e qytetarëve ndihen të sigurt në zonat e tyre të banimit, sipas një anketmi për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vend dhe besimit te Policia e Shtetit.

Sipas sondazhit, 65% e qytetarëve vlerësojnë punën e Policisë si “të mirë” ose “shumë të mirë”

“Erdha sot këtu sepse tema është e dobishme, në përpjekjen e përditshme për të ndarë faktet nga fabrikimet, për të ndarë punën e uniformave blu përballë përbaltjes mediatike. Padrejtësisht lëshohen kundër Policisë së Shtetit, për të ndarë pasqyrën e punës së Policisë përballë pasqyrës së akuzave në portale, ku ndonjëherë thuhen gënjeshtrat më të mëdha.

Ajo që më bën përshtypje dhe që besoj i bën përshtypje kujtdo, është një hendek i madh që konfirmohet për të gjashtën herë në 13-14 vite, mes imazhit të Policisë së Shtetit dhe perceptimit për rendin dhe sigurinë në Shqipëri. Është një anketim ku përsëriten po ato pyetje dhe ku rezultatet janë aty, një tregues i qartë që ka një ecuri, ka një progres, por që ato shifra pasqyrojnë çfarë mblidhet nga publiku. Prandaj, kanë edhe natyrshmërinë dhe stabilitetin e vazhdueshëm. Po të shohësh çfarë thuhet në Policinë e Shtetit për rendin dhe sigurinë, është për të ikur me vrap, ku Policia është pa siguri. Por, faktet dhe shifrat, që ne i ndjekim, thonë krejt të kundërtën. Flasin për ulje të vazhdueshme të kriminalitetit. Edhe viti 2024, u mbyll, si të gjitha vitet kur kemi ardhur në detyrë, me ulje të mëtejshme të numrit të vrasjeve.

Pavarësisht nga balta e përditshme që hidhet nga ata që prej më shumë se 10 vitesh nuk kanë lënë gjë pa thënë kundër Policisë së Shtetit.

82% e qytetarëve ndihen sot të sigurt ose shumë të sigurt, kjo është brenda standardeve të BE. Vetëm 4% e qytetarëve kanë qenë viktima të vjedhjes gjatë 4 viteve të fundit, është në normën e vendeve më të sigurta në BE.

Këto shifra janë histori njerëzish që sot lëvizin të qetë në rrugët e Tiranës dhe jo vetëm.

Dhe nga anketimet që ne bëjmë me turistët, 99% e tyre thonë 3 fjalë: mikpritje njerëzore, bukuri natyrore, siguri shembullore.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA