Pas firmosjes së urdhrit ekzekutiv të Donald Trump për ndërprerje të financimeve të programeve të ndryshme në botë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar të gjitha institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve.
Menada Zaimi, gazetare e VOA-s në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel, u shpreh se pezullimi do të zgjasë 90 ditë, ndërsa shtoi se nuk është marketur vetëm një vend, por ndalimi i fondeve është për të gjitha vendet.
“Disa prej vendimeve të Trump ishin të pritshme dhe disa jo. Politika e ashpër nga emigracionin të paligjshëm, shkurtimi i forcës federale, tarifat e ashpra ishin të pritshme, kishte dhe vendime që u lexuan nëpër rreshta. Ai kishte sulmuar shumë prej programeve ndërkombëtare, siç është dhe tërheqja nga OBSH. Trump ka thënë se e gjithë kjo do jetë një pezullim 90 ditor. Ka rëndësi të kuptoj që nuk është marketuar një vend specifik.
Me këto urdhra ekzekutive është pezulluar financimi ndaj programeve. Deri më tani nuk është e qartë se si do të vijohet më tej. Do shihen nëse janë programe në interes të SHBA-ve. Në vendete Ballkanit, Departamenti i Shtetit ka shumë programe të ndryshme, dhe këto preken. Do shohim pas 90- ditësh se kush do rezistojë. Nuk është targetuar vetëm një vend.
Një nga vendimet fundit lidhet me çështjen e emigracionit të paligjshëm. Thuhet që po dëbohen vetëm ata emigrantë të cilët kanë precedentë penalë.”, u shpreh ajo.
Top Channel