Mashtroi një biznesmen për të ndërmjetësuar blerjen e bagëtive dhe i mori mbi 40 mijë euro, vihet në pranga 34-vjeçari

30/01/2025 11:25

Një 34-vjeçar, i shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda, është vënë në pranga.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se i ka marrë një 43-vjeçari, pronar i një ferme bagëtish, rreth 40 500 euro, për të ndërmjetësuar për blerjen e bagëtive nga disa shtetas të tjerë.

34-vjeçari nuk ka ndërmjetësuar sipas marrëveshjes, por pasi ka marrë shumën e eurove është larguar.

“Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacionit mes strukturave policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndërmjetësuesi”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin N. D., 34 vjeç”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA