“Nëse nuk të shajnë, duhet të shqetësohesh”/ Rama: Më pëlqejnë memet, satira dhe karikaturat që më bëjnë

28/01/2025 22:50

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot pyetjeve të studentëve të gazetarisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, teksa pa nga afër laboratorin e ri multimedial të gazetarisë.

Duke vënë në dukje se është shumë i pranishëm në rrjetet sociale, studentët e pyetën kreun e qeverisë nëse i bëjnë përshtypje memet që bëhen për të.

Kryeministri tha se karikaturat dhe shfaqjet satirike që bëhen për të, i sheh si argëtim.

Mua më çudisin të gjithë politikanët që nxehen dhe që reagojnë madje ndonjëherë në mënyrë disporpocionale ndaj karikaturave, memeve e vënies në lojë. Unë nuk shoh TV në kohë reale, përveç sportit. Më pëlqen që kohën që kam për ekranin, të shoh filma. Por kur më thonë: ça të bënë te Portokallia, unë kënaqem. Të jesh në një karikaturë, në një meme, apo show satirik, dhe të mos jesh – duhet të zgjedhësh, të jesh. Sepse kur je, je, kur s’je, s’je. Në këtë punë duhet të jesh.

Si rregull, në Shqipëri nëse nuk të shajnë, duhet të shqetësohesh, se mbase nuk ke bërë asgjë. Kur të shajnë duhet të mos nisesh me idenë se këta që po më shajnë se nuk po e bëj mirë punën”, u përgjigj kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA