Kortezhi që shoqëronte trupin e kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos hyri në Shqipëri nga Kakavija këtë mëngjes rreth orës 7.30.

Rrugëtimi i ngadaltë përgjatë fshatrave të Dropullit u nderua nga qytetarë të shumtë. Në Gjirokastër rrugëtimi final i Anastasit u ndal tek katedralja ” Ngjallja e Krishtit” ku qindra besimtarë ishin në pritje për ti dhënë lamtumirën e fundit.

Mitropoliti i Gjirokastrës, hirësi Dhimitri, drejtoi meshën e përshpirtjes shoqëruar nga këmbanat e zisë në të gjithë qytetin.

Mesha i mëshoi kontributit të tij për mirësinë mes njerëzve, kurajos publike për harmoni mes besimeve fetare dhe frymës së mbështetjes për më të dobëtit. Kisha e nderoi atë si njeri të vlerave njerëzore dhe edukimit. Kortezhi ka vijuar rrugëtimin drejt Tiranës ku do të mbahen edhe nderimet finale dhe funerali për kryepeshkopin Anastas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA