
Në episodin e fundit të podcastit “Fle’t” me Ilnisa Agollin në Top Channel dhe Top Albania Radio, i ftuar ishte Taulant Balla, me të cilin i diskutua për një sërë tematikash; prej studimeve të tij në Rumani, te fillimet e karrierës politike deri në luftën e brendshme brenda Partisë Socialiste dhe marrëdhënien me drejtësinë.
Gjatë intervistës, Agolli e pyeti drejtpërdrejt nëse ka një “luftë të brendshme” në PS, duke e vënë Ballën përballë një teme delikate. Edhe pse Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin u mundua ta relativizonte pyetjen, duke thënë se është keqardhje që shpresa e vetme e opozitës për të ardhur në pushtet është kjo lloj gjëje, ai gjithashtu nuk mohoi në mënyrë kategorike mosvërtetësinë e këtyre zërave.
Balla deklaroi se në aspektin e tij personal, ai është një njeri që nuk ka frikë nga asgjë dhe se është i kënaqur me çdo objektiv që ka arritur personalisht. Ai gjithashtu shprehu keqardhje për kolegët që kanë rënë në rrjetën e SPAK-ut, duke theksuar mbështetjen për punën e organit të hetimit.
Kur u pyet nëse ai personalisht do të kishte besim te SPAK, nëse hipotetikisht edhe ai do të ishte nën akuzë nga ky institucion, ai tha se “kam besim, pasi respekti nuk lidhet me këndvështrime personale”.
Për më shumë detaje, mund të ndiqni intervistën e plotë në videon e mëposhtme:
Top Channel