Tatimet për të dypunësuarit/ Lehtësitë pas ndryshimit në ligj, paga neto e tyre do të ulet vetëm në punëdhënësin e dytë

27/01/2025 19:42

Bizneset dhe të punësuarit e tyre duhet të nënshkruajnë “deklaratën mbi statusin personal”.

Kjo vjen si pasojë e ndryshimeve në ligj, të cilat aplikohen për herë të parë nga periudha Janar 2025. Sipas tatimeve, kjo vlen si për marrëdhëniet aktuale të punësimit dhe për të punësuarit rishtazi.

“Plotësimi i deklaratës së statusit personal është një detyrim që rrjedh nga ligji i ri mbi “Tatimi mbi të ardhurat”. Me hyrjen në fuqi të këtij lidhi dhe dhe me dorëzimin e listëpagesës së re, formatit të ri të listpagesës, është e nevojshme që të punësuarit dhe punëmarrësit e tyre të kenë të nënshkruar këtë dokument dhe me anë të këtij dokumenti, individët e punësuar kanë të drejtë në bazë të ligjit të kërkojnë zbritjen nga baza tatimore në bazë të fashave që janë caktuar në nenin 22 të ligjit.”, tha Rozana Çelmeta, Drejtore e Procesit të Biznesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Deklarata që mundëson përfitimin e zbritjeve nga baza e tatueshme, mund të kryhet vetëm një herë nga një individ, ku vlerë ka vlerë për të dypunësuarit që duhet të zgjedhin ta bëjnë këtë vetëm me një punëdhënës.

“Sistemi në kohë reale do të mundësojë  një verifikim. Dhe punëdhënësin e dytë apo të tretë, në varësi të marrëdhënieve të punësimit. Do t’i japin një mesazh, ku do ta njoftojë që për një individ të caktuar është përfituar në një punëdhënës tjetër, zbritja nga baza tatimore. Paga neto të punëdhënësit e tjerë do ndryshohet sepse ajo do tatohet në të gjithë të ardhurat bruto që individi realizon. Përveç punëdhënësit të parë, ku individi ka nënshkruar deklaratën e statusit.”, përfundoi Çelmeta.  

Paga neto e të dypunësuarve do të ulet në punëdhënësin e dytë.

Tatimet llogarisin mbi 700 mijë individë të deklaruar në vetëm një vend pune sot. Ndërsa të dhënat e vitit të shkuar tregonin edhe për gati 50 mijë individë të dypunësuar.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta