Teksa në të gjithë botën, çdo 27 janar kujtohet Dita Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, për vendin tonë është një ditë krenarie kombëtare.
Mes viteve 1941 dhe 1945, Shqipëria ishte vendi i vetëm i pushtuar nga Gjermania, ku numri i hebrenjve u rrit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Sipas të dhënave nga Shqipëria, në vitin 1937 kishte 191 hebrenj, ndërsa pas Luftës, ishin rreth 2280.
Vendi ynë ia doli të fshehë me sukses hebrenjtë shumica e cilëve kishin ikur nga vendet fqinje.
Kryeministri Edi Rama iu bashkua përkujtimit të Holokaustit duke e komentuar këtë ditë si një nderim të miliona të humbur dhe forcën e atyre që mbijetuan.
“Kujtojmë me krenari se falë guximit të gjyshërve dhe nënave tona (pothuajse të gjithë myslimanë), Shqipëria, një komb i vogël me një zemër të madhe, u bë një strehë, duke dalë nga Lufta e Dytë Botërore si vendi i vetëm europian me më shumë hebrenj sesa para saj”, shkruan Rama.
Ne thekson kreu qeverisë shqiptare, qëndruam atëherë dhe qëndrojmë tani kundër antisemitizmit dhe islamofobisë.
“Duam që hebrenjtë dhe palestinezët të jetojnë në paqe si fqinjë në dy shtete të pavarura; pa tunele terrori nën dhe e pa askënd që vë në dyshim të drejtën e Izraelit për të ekzistuar. Popullit hebre ne i themi sot: Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia juaj”, shton ai.
Për popullin mik të Izraelit kryeministri ka një ftesë. U thotë: “Ejani, vizitoni, investoni, dhe le të ndërtojmë një të ardhme më të përbashkët të mbështetur në shpresë dhe unitet”.
Top Channel