Nga pasaporta tek simbolet! Si do të funksionojë shteti bektashi, Ferdinant Samarxhi zbulon detajet

27/01/2025 22:31

Gazetari Ferdinant Samarxhi zbuloi në “Top Story” detajet në lidhje me krijimin e një shteti bektashi.

Ai foli për mënyrën se si do të funksionojë një shtet i tillë, ose siç ai e quan minishtet.

“Ky do të jetë një minishtet, si shteti i Vatikanit, ku do të ketë pasaportën e vet, simbolin e vet himnin e bektashianëve. Do të ketë simbolet që kërkon një shtet.

Kryegjyshata e ka, është një minishtet i organizuar vetë, nga natyra njësoj siç e ka pasur. Besimet e tjera kanë kryeqendrat e tyre që janë të lidhura, bektashinjtë nuk e kanë. Fati jonë nga historia që erdhi në Shqipëri, që të jetë qendër botërore me status ndërkombëtarë”, tha ai.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta