Përpjekjet për mbylljen e luftës në Ukrainë, këshilltari i Putin: Europa duhet të jetë e pranishme në tryezën e negociatave 25/10 19:42
Dy shtetas izraelitë janë arrestuar nën dyshimin se kanë spiunuar për Iranin.
Një operacion i përbashkët nga Agjencia e Sigurisë së Izraelit dhe Policia izraelite çoi në arrestimin e Yuri Eliasfov dhe Georgi Andreev.
Thuhet se ata dhanë informacion për disa muaj rresht iranianëve.
Eliasfov ka shërbyer në Njësinë e Mbrojtjes Ajrore dhe ka përcjellë “materialet e klasifikuara” që kishte marrë gjatë qëndrimit atje, shkruan CNN. Dyshohet se Andreev është ‘punësuar’ nga Eliasfov.
Hetimi shtoi se operativët iranianë po përpiqeshin të rekrutonin izraelitë përmes mediave sociale.
Top Channel