Teksa po afron sezoni i ri i mbjelljes së qepës fermerët e Maliqit kanë ende sasi të konsiderueshme të pashitur.
Në disa nga fshatrat e bashkisë me profil bujqësor një pjesë e prodhimit pasi është kalbur gjendet në kanale e lumenj ndërsa pjesa tjetër gjendet në magazina e parcela. Fermerët tregojnë se edhe pse prodhimi ishte i mbarë çmimi i shitjes për qepën ka qenë i ulët e po ashtu edhe kërkesa nga tregtarët. Në fshatrat Leminot dhe Çaushli vetëm pak fermerë arritën të shesin prodhimin e qepës ndërsa të tjerët
Kanë ende me qindra kuintalë qepë stok. Dëmi për prodhimin e pashitur është i konsiderueshëm çka i bën ata edhe më të pasigurt për të mbjellë përsëri për shkak të situatës se përsëritur
Ashtu si në Devoll ku problemi i tregut bëri që fermerët të braktisin mbjelljen e kësaj kulture edhe në Maliq rrezikon të ndodhë e njëjta situatë dhe qepa apo kultura të tjera të mos mbillen më.
Top Channel