Sylvinho po përgatitet për fushatën kualifikuese të Botërorit 2026, me Shqipërinë që do të luajë dy ndeshjet e para në mars, me Anglinë në “Wembley” në datën 21 mars dhe tre ditë më vonë në “Arenën Kombëtare” kundër Andorrës.
Trajneri brazilian, së bashku me dy ndohmësit e tij, Zabaleta dhe Doriva kanë zgjedhur këto ditë të ndjekin nga afër futbollistët e Kombëtares.
Pas takimit në Champions midis Spartës së Pragës dhe Interit, aty ku pa nga afër Qazim Laçin dhe Kristjan Asllanin, stafi teknik i Kombëtares zgjodhi të udhëtojë në Angli.
Aty, ata ndoqën takimin Bristol City-Blackburn, për të parë nga afër fantazistin Anis Mehmeti.
24-vjeçari u grumbullua pikërisht për herë të parë nga trajneri Sylvinho në mars të vitit 2023, teksa fanellën kuqezi e ka veshur në vetëm tre takime.
Duket se forma e mirë që po kalon Mehmeti ka marrë dhe njëherë vëmendjen e Sylvinhos, i cili zgjodhi që kësaj radhe ta shihte nga afër, i cili ndoshta kësaj radhe do ta rikthejë në Kombëtaren shqiptare pas një viti e gjysmë.
Top Channel