Këtë të diel, vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë; si pasojë e masave ajrore me origjinë perëndimore – veriperëndimore që kanë depërtuar drejt Ballkanit.

Përjashtim bëjnë zonat  malore përgjatë shtrirjes Lindore të cilat përveç kthjellimeve do të kenë herë pas here vranësira të shpeshta por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale por ulen maksimalet duke u luhatur nga 2°C vlera minimale në qytetin e Peshkopisë deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim  3 ballë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA