21-vjeçarja u mbyll në apartament! Arrestohet një prej autorëve që dyshohen se mbajtën me forcë të renë në Astir

26/01/2025 13:08

Një prej autorëve, që dyshohet se mbajtën mbyllur me forcë një 21-vjeçare në një apartament në Astir, është vënë në pranga.

Sipas policisë, 36-vjeçari Ermal Binjaku ka precedent të mëparshëm penal.

Ngjarja që ndodhi në 9 janar në Astir, mbetet e veshur me mister. Fillimisht, e reja telefonoi policinë, duke kërkuar ndihmë, ndërsa në një deklaratë më pas në Komisariat, u shpreh se kishte shkuar me dëshirë në banesë, për të festuar me miqtë.

21-vjeçarja u shpreh se u ndje e frikësuar në momentin që pa se një prej djemve kishte armë me vete. Vajza ka treguar më tej se me Joni Sadikaj ishte njohur vetëm një ditë më parë në një lokal të zonës dhe ai i kishte kërkuar që të merrte disa shoqe të sajat për të kaluar natën bashkë, pasi kishte edhe disa shokë me vete. E reja ka dëshmuar se kanë qëndruar në banesën e marrë me qira ditore gjatë gjithë natës duke konsumuar kokainë.

Edhe pesë të tjerët, të shpallur në kërkim janë persona me precedentë penalë. Joni Sadikaj, në vitin 2017 u arrestua në Kavajë bashkë me 4 persona të tjerë me akuzën e tentativës së trafikimit drejt Italisë së 1.3 tonë kanabis. Ndërsa verën e vitit 2022 u prangos në Vlorë për armëmbajtje pa leje.

Telefonata e 21-vjeçares alarmoi policinë, ku forcat RENEA ndërhynë me litarë nga tarraca e pallatit drejt dritares për të hapur derën, pasi e reja nuk i përgjigjej thirrjes së tyre, si dhe negociatave të të atit që deklaronte se të bijën ia kishin rrëmbyer. Në dy banesat e marra me qira, policia gjeti dy armë zjarri dhe mbetje kokaine, si dhe sendet personale të të shpallurve në kërkim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA