“Shpallja e Edi Ramës është thikë pas shpine”/ Berisha reagon pas shpalljes se shtetit bektashi nga Kryeministri: Akt antikushtetues!

25/01/2025 17:45

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas shpalljes së shtetit bektashi, deklaratë që e bëri sot gjatë organizimit për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri.

Berisha është shprehur se “shpallja e shtetit islamik nga Edi Rama është thikë pas shpine”, teksa shton se ky veprim është antikushtetues.

“Shpallja e shtetit islamik nga Edi Rama është thikë pas shpine ndaj besimit mysliman në Shqipëri dhe një akt madhor antikombëtar!

Klerikët patriotë bektashinj kanë luftuar për sovranitetin dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe jo kurrë për principata fetare, sepse ishin atdhetarë të flaktë dhe jo trafikantë e tradhtarë antishqiptarë.

Me këtë akt antikushtetues, ky antishqiptar i damkosur kërkon të fusë në Shqipëri përçarje të thellë fetare, të përdorë territorin e Shqipërisë si pronë private të tij dhe grupeve antishqiptare që përfaqëson dhe të krijojë një epiqendër të trafiqeve kriminale ndërkombëtare.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe projektin e shtetit Islamik Bektashinj brenda territorit të Shqipërisë dhe garanton bektashinjtë shqiptarë dhe të gjitha komunitetet tona fetare se ajo, duke respektuar me rreptësi parimin e ndarjes së shtetit nga feja, do qëndrojë në krah të tyre e palëkundur në mbrojtje të harmonisë dhe tolerancës së shkëlqyer fetare të kombit tonë dhe nuk do njohë kurrë krijesa të tilla antikushtetuese e antishqiptare. sb”, shkruan Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA